Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Konfiskimi i materialit teatror të jezuitëve ne vitin 1946

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Pas kërkesës së Ministrisë së Shtypit e Propagandës drejtuar Kryeministrisë për të marrë materialin teatror të jezuitëve, Këshilli i Ministrave gjeti rastin të nxirrte një vendim tërësor konfiskimi dhe rekuizimi. Pavarësisht justifikimit të vendimit me shkaqe të tjera, sigurisht të paqena, kjo praktikë dokumentare ka filluar me kërkesën e sipërthënë. Grabitja dhe vjedhja përligjen gjoja si efekte të “veprimtarisë armiqësore”.