Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Viktimat e diktaturës, zbulohet varri masiv në Pogradec

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

varrri-sssNjë varr masiv i kohës së diktaturës është gjetur në Pogradec, raporton Gazeta Shqiptare, duke cituar sektorin e gjetjes së të zhdukurve në Institutin e të Përndjekurve Politikë.

Vendi ku janë gjetur eshtrat rezulton të jetë në Lumin e Terhanit, ndërkohë që më herët ka qenë poligon i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kreu i Institutit të të përndjekurve politikë, thotë se nuk dihet numri i saktë i atyre që mund të jenë në këtë varr, por ndërkohë kërkon nga gjithë të përndjekurit që nuk kanë gjetur eshtrat e familjarëve të tyre, të fillojnë procedurat për ADN për të mbledhur sa më shumë informacion.

Pas këtij informacioni paraprak të dhënë nga Kreu i Institutit të të përndjekurve politikë, puna do të përqëndrohet te Institucionet që duhet të zbulojnë se sa i vërtetë është ky fakt. Ministri i Mirëqenies sociale Blendi Klosi deklaroi se gjatë periudhës së komunizmit numërohen rreth 6000 të zhdukur. “Kjo sepse nuk disponohen të dhëna nga familjarët për varrosjen e tyre” sqaroi ministri.