Tempo, 3 ultimatume Enver Hoxhës për Dibrën e Madhe

Filed under: Koha e Komunizmit |

cache-210-166-strict-142851Me 13 shtator 1943, nga Dibra e madhe, Svetozar Vukmanović-Tempo, përfaqësuesi personal i Titos në Maqedoni, dhe anëtar I Komiteitt Qendror të PKJ-së, shfaq rebelimin ndaj Shtabit të përgjithshëm shqiptar. Ai ishte i pakënaqur me Haxhi Lleshin dhe vendimet e tij në zonën e Dibrës dhe pretendon në letrën e tij se udhëheqja shqiptare nuk po i përmbahej paktit që kishte nënshkruar. Pasi i shpjegon të gjithë përplasjet që ka pasur me Haxhi Lleshin, Tempo shkruan se ka shpallur 3 urdhëra të cilët kërkon të zbatohen me rreptësi nga pala shqiptare. Arsyet e acarimit duket se kanë nota nacionalizmi, por edhe mosbindje në rangje ndrejtuese. Lleshi duket se nuk i bindet palës maqedonase, për asgjë, jashtë urdhërave që merr nga udhëheqja e PKSH-së. Në letrën e tij Tempo shkruan ndër të tjera: “Un kam qenë i detyruem me lut Haxhi Lleshin dhe shokët për armë dhe memzi tue lypë kam arrijt me tërhjek nji pakicë. Situata ka qenë e tillë që në ndamjen e plaçkës jo vetëm se nuk kemi qenë dy parti vllaznore por as aleat. Kemi qenë lypsa dhe zotnij… Gjithashtu pushtetin në Dibër e vendos Haxhi Lleshi dhe shtabi i tij. Komiteti Nac-Çl. thotë se mban lidhje me ju dhe vendos pushteti shqiptar. Nuk lejon që të valojë flamuri makedon pse s’ka direktiva nga ju, etj”…Pas këtij acarimi, Tempo merr pozicionin e urdhëruesit dhe i shkruan Hoxhës tre ultimatume, të cilat nuk prêt asnjë diskutim por zbatim pa kushte të tyre. “Ju keni detyrim ti përmbushni… nxitoni pasi do t’a arrihet te nji përleshje me armë në mes Shqiptarëve dhe Makedonvet në Dibër, e cila mund të përfshijë edhe komunistat…”, shkruan Tempo në fund të letrës së tij.
Më poshtë sjellim të plotë dokumentin e zbardhur dhe faksimilet e tij, marrë nga dosja 39 e fondit të Partisë në AQSH.

Komitetit qendror të Partisë komuniste Shqiptare
Të dashur shokë,
Po ju shkruej nga Dibra. Kam ardh dje dhe jam takue me Haxhi Lleshin. Aj nuk ka pas kohë që t’flasi gjatë me mue. Këtu situata asht e dobët, sidomos për shkak të qëndrimtit të Haxhi Lleshit dhe të shokëve shqiptarë. Armët që i kemi zanë së bashku i kanë marrë shqiptarët nga radhët e Haxhi Lleshit dhe i kanë nda fshatarsis (të cilët zbrazin tashma mbi ne me ato pushkë). Na kemi pas nji numër të madh partizanësh t’pa armatosun e madje nga të vetdijshmit (koshientat), por armët i janë shpërnda katundarëve shqiptarë, të cilët nesër kanë me luftue kundra nesh e qi të cilët sot pengojnë që të formohet (vehet) ç’farëdo pushteti.Un kam qenë i detyruem me lut Haxhi Lleshin dhe shokët për armë dhe memzi tue lypë kam arrijt me tërhjek nji pakicë. Situate ka qenë e tillë që në ndamjen e plaçkës jo vetëm se nuk kemi qenë dy parti vllaznore por as aleat. Kemi qenë lypsa dhe zotnij. Kjo ka ndodh jo vetëm përsa i përket armëve por edhe përsa i përket mbarë materjalit të bamë plaçkë. Gjithë kjo ka ndodh megjithëse neve kemi pas ma tepër ushtarë se Haxhi Lleshi tue numrue edhe shoqet (120).Gjithashtu pushtetin në Dibër e vendos Haxhi Lleshi dhe shtabi i tij. Komiteti Nac-Çl. thotë se mban lidhje me ju dhe vendos pushteti shqiptar. Nuk lejon që të valojë flamuri makedon pse s’ka direktiva nga ju, etj.
Haxhi Lleshi ka nji numër të madh antar partije nga territori i jonë dhe gjithashtu edhe partizana. Në bazë të kësaj situate mbarë un kam shpall urdhnat qi vijojnë:të gjithë antart e partisë dhe partizanët nga radhët e Haxhi Lleshit, qi janë (i përkasin) nga territori i jonë të vehen në dispozicionin e shtabit makedon dhe nga kta t’organizohet radha e Dibrës. Me e armatos nga armët e Haxhi Lleshit, pse kët e ka për detyrë mbasi ka marrë shumë për vedi. Haxhi Lleshi duhet t’api nji çetë qi të ndihmojë me mbajtë rendin në Dibër derisa të forcohet pushteti i jonë në Dibër dhe mandej me e tërhjek jashtë kufinit, gjithashtu dhe vetë Haxhi Lleshi shpesh herë të këthehet në Dibër që të ndihmojë forcimin e poushtetit.Komiteti Nac.Çl. të këpusi lidhjet me ju dhe të vehet nën drejtimin e shtabit makedon. Të gjitha këto masa lipset që ti (zbatoni) ju. Ju shokë deri më sot nuk keni ba kurgja që t’i përmbushni detyrimet t’uaja që i keni nënshkrue në paktin e bamë. Un kërkoj nga ju n’emën të K.Q të P.K.J. që të dërgoni sa ma parë (menjiherë) nji delegat të vijë te Haxhi Lleshi dhe ti transmetojë të gjithë këto masa qi i kam paraqit organizatës së partisë s’onë në Dibër.Ju shokë, jeni debitor (e keni borxh) qi ta bani këte sa ma shpejt, pse përndryshe do t’a arrihet te nji përleshje me armë në mes Shqiptarëve dhe Makedonvet në Dibër, e cila mund të përfshijë edhe komunistat. Vërtet këte që ban Haxhi Lleshi dhe radha e tij nuk asht në përputhje me bisedimet tona. Unë detyrohem të shkoj menjiherë kah Kiçevo dhe Gostivari që të vendosi pushtetin dhe ktu laj shokun Ctevo qi të regulloj gjith kto sende (masa).