Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Shtëpia e partisë”, muze i komunizmit

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Capture33
Nga Valeria Dedaj

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dje gjatë prezantimit të analizës vjetore për vitin 2015 për mediet ndali edhe në disa propozime, që kanë në qendër ndryshimin e strukturës së Muzeut Historik Kombëtar. Sipas tij, do MHK do ta quajnë Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe historinë “do ta shpërndajnë”; atë të Terrorit Komunist te Shtëpia e Gjetheve, historinë e Partisë Komuniste te shtëpia ku është formuar Partia Komuniste, historinë e periudhës së Mbretit Zog te ndonjë nga ambientet e vilave apo pronave të kthyera princit Leka etj.Teksa numëron disa nga realizimet e vitit të kaluar në pavijone të ndryshme në MHK, bën sërish thirrje që të ardhurat e biletave të përdoren për investime brendapërbrenda Muzeut, me dëshirën e rifreskimit, riparimit dhe rivënies në funksion të të gjitha hapësirave, që prodhojnë të ardhura.

Zoti Labi, përveçse kërkesës për investime, çfarë propozimesh keni për tipologjinë e MHK-së?

Në MHK duhet investim total dhe duhet që organet kompetente të marrin vendim. Duam ta kemi institucionin Muze Kombëtar siç e kemi, duam ta ndryshojmë apo mundemi që megjithë këto investime që janë bërë, tipologjinë e tij ta shpërndajmë. Këto janë disa propozime që unë nuk ngurroj t’i bëj edhe sot. Do ta quajmë Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe historinë do ta çojmë, atë të Terrorit Komunist te Shtëpia e Gjetheve, historinë e Partisë Komuniste te shtëpia ku është formuar Partia Komuniste dhe unë mendoj se aty ka vendin. Historinë e periudhës së Mbretit Zog te ndonjë nga ambientet e vilave apo pronave të kthyera princit Leka.

Janë teza që mund të vihen në jetë?

Janë teza, që i hedh stafi i MHK-së dhe Këshilli Shkencor, për të shpërndarë ansamblin në shumë pika të kryeqytetit për të mos qenë në një pikë siç është MHK.

Kjo a nuk do të çonte në shpërbërje të muzeut?

Aspak nuk e shikoj kështu. Ju e shihni nga plani gazetaresk, por unë e shikoj nga plani shkencor, nëse përpunohen si duhet.

Atëherë çfarë mbetet këtu, cila do të jetë bërthama?

Është për t’u diskutuar nëse do ta kemi Muze Kombëtar, Muze Historik Kombëtar, apo Arkeologjik Kombëtar.

Është shtruar për diskutim?

Është një tezë e propozim, që e hedh tani pas qëmtimeve dhe marrjes së informacionit. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm, që në depot e magazinat e muzeve të ndryshëm ndodhen mbi 250 mijë vepra arti, një pjesë e mirë unikale, të pa nxjerra për shkak të mungesës së stafit apo kompetencës së stafeve të muzeve lokalë, muzeve të nxjerrjes së tyre në serivirje për publikun nga institucione të ndryshme, siç është Instituti i Arkeologjisë pa ambiente për muze.

Nëse të gjitha pavijonet dërgohen në ambiente të tjera e këtu mbetet vetëm arkeologjia, a është kjo shpërbërje?

Ju lutem të jemi të saktë me rikonceptimi nuk është shpërbërje. Rikonceptimi është ribërje e një trupi të degraduar.

Çfarë ngelet këtu?

Këto janë propozime të MHK-së, nuk është as ligjërisht e as shkencërisht i aftë për të marrë një vendim. Hajde të vendosim. Të rriten të ardhurat. Nëse mbetet një shpërndarje siç unë thashë më lart, aty mbetet vetëm arkeologjia, mbase edhe mund të ndërrohet me të gjitha ato pjesë të historisë ose për ato që ka material për të mbushur hapësirat e MHK-së.

A mundet të lihet, a mundet të qëndrojë Shqipëria pa një Muze Historik Kombëtar, që përmbledh të gjitha fazat e historisë së vendit? Ky është i vetmi, dhe po propozohet të mos jetë?

Jeni të sigurt për këtë punë; se realizmi socialist nuk eksiton, shtetet e para ilire nuk eksitojnë, periudha e despotateve nuk ekziston, as marrëdhëniet bankare, as në vazhdimësi dhe mesjeta e pushtimi osman janë e cunguar dhe nuk ekzistojnë. Për cilën histori kombëtare po flasim? Po muzeun nuk duhet ta quajmë vetëm e emër por t’i japim kompetencë financiare e ligjore që të jetë i tillë. Pjesa shkencore do serviret më vonë nga debati me kompetentët e fushës.

A nuk është ky një “kërcënim” në këmbim të forcimit dhe vlerësimit të këtij institucioni?

Unë nuk e përdor kurrë fjalën kërcënim. Është propozim për të rritur standardet e shërbimit dhe propozim për të marrë vendimet e duhura për të shpërndarë ansamblin e asaj që do të jetë tërheqëse për vizitorët e huaj. Unë do isha më i lumtur që MHK t’i përmblidhte këtu të gjitha?

Por?

Shpërndarje të ardhurash dhe krijimi i një turi kulturor në Tiranë. Ka godina të vjetra që paraqesin tërheqje për të huajt.

Po thoni të bëhen disa muze?

Pse të kemi muze të partisë, Luftës Botërore, apo realizmit socialist. Nëse është kombëtar t’i përcaktojmë tipologjinë e saktë, si u vlen të gjithëve; publikut, qeverisë, shkencëtarëve. Të mbajmë këto vepra të mbyllura në bodrume, apo t’i nxjerrim e t’i servirim e të pasurojmë e të edukojmë qytetarin për rimëkëmbjen e muzeologjisë shqiptare.