Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Respekti për serbët e vrarë në vitin 1943 në Tiranë

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

18193945_1303628079685024_4307506744619827166_nNgjitur me memorialin kushtuar ushtarëve serbë në varrezën e Sharrës, ndodhet edhe ky “varr” kushtuar 6 serbëve (ndonjëri mund të jetë bullgar) që sipas shënimit në gjuhën shqipe janë “varur nga fashistët” më 16 maj 1943 në burgun e Tiranës. Pra, si serbët e viteve 1912-1913 dhe ato të vitit 1943 kanë të njëjtin respekt në Tiranë.Mbi pllakatin në përkujtim të tyre ka qenë vendosur një yll i kuq komunist, por koha e ka zbehur ngjyrën e tij. Gjithsesi kjo tregon vjetërsinë e kësaj shenje në varrezën e Sharrës (sepse nuk dihet saktësisht në është varr apo shenjë varri). Internacionalizmi proletar nuk kuptohet dot pa shenja të tilla. Pavarësisht kohëve të ndryshme, respekti për armikun shekullor të shqiptarëve është i njëjtë.(Kastriot Dervishi)