Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Një foto e rinisë fashiste ne Shqiperi e vitit 1940

Filed under: Dosjet Shqiptare,Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

17498419_1268464509868048_7620240298743974904_n Nga Kastriot Dervishi: Në të njëjtën dosje ku gjendjen praktika e anëtarësimit të Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste, gjendet edhe një praktikë për një vizitë të një delegacioni të gjerë shqiptar në Itali. Në mars 1940, 50 profesorë dhe 200 gjimnazistë nga Shqipëria bënë një vizitë në Itali, e cila është pasqyruar edhe në shtypin shqiptar. Ata u takuan nga konti Ciano, bënë vizita të ndryshme, etj. Mes nxënësve gjenden edhe dy figura nga Korça që bënë karrierë në komunizëm, njëri në vitet 1953-1966 ishte ministër i Punëve të Jashtme. Nga ky funksion ai demaskoi shumë herë politikat “fashiste” të shteteve perëndimore për vite me radhe.Personi tjetër rezulton në vitet 1954-1962 drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Edhe ai u tregua i bindur dhe i përkushtuar i partisë për të goditur “armiqtë e klasës”, të cilët shumë herë i akuzonte si “fashistë”.
Këtë foto dhe të tjerat pas saj, Partia e Punës i ruante në dokumentet me të dhëna nga e kaluara për drejtuesit e lartë të saj.