Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Lufta e djeshme kundër “burokratizmit” që ngjan shumë me të sotmen

Filed under: Koha e Komunizmit |

Po flitet këto ditë për qeverisje me popullin kundër administratës së korruptuar. Stili i kësaj metode ngjan me një vendim të Byrosë Politike të datës 24.12.1965 “Mbi luftën kundër burokratizmit për një metodë dhe stil revolcuionar në punë dhe një fjalim të E.Hoxhës më 3.2.1966 “mbi disa konkluzione fillestare mbi punimin e vendimit të Byrosë Politike për luftën kundër burokracisë”.

Pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës:

Të gjithë njerëzit që punojnë për spastrimin e burokracisë dhe për të gjithë punët që përmenda më lart, janë të gjithë të armatosur si duhet, e kanë bërë vallë ata në një muaj kthen totale nga fryma, metoda dhe stili i vjetër i punës, janë zhveshur nga fryma e repartit, nga fryma dikasteriale, nga nostalgjia e frymës së komandimit, nga konceptet e vjetra të organizimin, etj, etj. Do të tregoheshin naivë ne po të mendonim se çdo gjë është arritur.

Zhdukja e shkresave nga ana e aparateve të partisë ishte një gjë e thjeshtë. U vendos se s’ka më shkresa. Bangot tona të punës janë bosh.

Po nuk e kuptuam mirë këtë parim, neve do të na duket sikur populli është në fuqi, por në realitet në fuqi është administrata. Dhe përderisa administrata nuk është nën kontrollin e plotë të popullit, direkt dhe indirekt, në mënyrë masive të organizuar, atëherë do të kemi burokraci, neve do na duket sikur e spastruam, do të na duket sikur i spastruam të këqijat nga ligjet dhe urdhëresat, por do të gabohemi, ato të këqija neve do të na lindin përsëri. Duhet të kuptojmë mirë se i tërë ky problem që po studion partia, është çështja e pushtetit, e pushtetit popullor, e popullit në fuqi. Problemi që vë partia është i madh dhe i thjeshtë në të kuptuarit e parë. Populli duhet të jetë i plotfuqishëm, populli duhet të jetë në fuqi dhe jo vetëm disa njerëz. Populli drejton e vendos dhe jo disa njerëz e disa administrata. Njerëzit dhe administrata janë vetëm në shërbim të popullin, ky duhet të vendosi.