Demonstratat e Kavajës të datave 25-26 mars 1990

Filed under: Koha e Komunizmit |

17522627_1266513330063166_3441997301523954184_n Nga Kastriot Dervishi: Më 25 mars 1990 në Kavajë u shpërndanë trakte antikomuniste, në të cilat bëhej thirrje për të bashkuar “zërin e urrejtjes” në stadiumin e qytetit. Kërkohej që në minutën e 80 të ndeshjes së futbollit “Partizani” – “Besa”populli të ngrihej në këmbë me dy gishtat lart duke thirrur “fort e papushim” “Liri, Demokraci”, etj.
Të nesërmen u organizua një protestë e madhe duke kërkuar lirimin e dy personave të parë të arrestuar. Në vijim u arrestuan edhe persona të tjerë, ndërsa numri i personave të pyetur për këtë ngjarje shkoi në 103. Autoritetet e kohës vjerësonin se ishin “përpara një veprimtarie armiqësore të organizuar”.
Bashkëlidhur, pjesë nga komunikata nr.71, datë 26.3.1990 e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilën, ndër të tjera, gjendet edhe ky shënim për ngjarjet nga Rrethi i Durrësit për dy arrestimet e para.