At Pjetër Mëshkalla në burg, i “paaftë” për punë, por “i aftë” si i burgosur

Filed under: Koha e Komunizmit |

17800478_1276961569018342_701889465111508219_nMë 5.4.1967 At Pjetër Mëshkalla i drejtoi një letër kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, në të cilën denonconte gjendjen e vështirë të vitit në fjalë kur u mbyllën institucionet fetare. Kjo letër u trajtua si agjitacion e propagandë dhe më 29.4.1967 ai u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burgim. Në vitin 1973, një komision shtetëror e vlerësoi të paaftë për punë, por të “aftë” për të qëndruar i burgosur. Mëshkalla u lirua nga burgu i Ballshit më 7.3.1977, pasi plotësoi tërësisht dënimin.