Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Agjitacioni bolshevik

Filed under: Koha e Komunizmit |

17309768_1254327157948450_8870326365721852230_n Nga Kastriot Dervishi , Komunistët qeverisin me diktaturë dhe propagandë. Pavarësisht se kohët ndryshojnë, kurrsesi nuk heqin dorë nga mashtrimi i përditshëm që synon të mbulojë të vërtetën dhe të fusë individin në një botë të gënjeshtërt. Dhe shembull i thjeshtë është e kaluara e Shqipërisë komuniste. Ndërsa vendi ishte një prej shteteve më të varfra e pa asnjë lloj niveli ekonomik, propaganda e paraqiste si vendin më të lumtur në botë. Teknika e propagandës mbështetej në teoritë sovjetike. Shihni një vendim (pjesërisht) të datës 9.4.1949 të Partisë së Punës në lidhje me propagandën dhe rëndësinë e saj.