1987/Zgjedhjet e fundit parlamentare të diktaturës, vetëm një votë e pavlefshme

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Zgjedhjet e fundit parlamentare për Kuvendin Popullor të diktaturës u zhvilluan më 1 shkurt 1987. Rezultati doli 100%. Në kutitë e votimit vetëm një votë u gjet e pavlefshme. Entuziazmin e përshkruan siç duket në foto, gazeta kryesore e kohës.
Ngjitur me tekstin e gazetës është vendosur një citat i Ramiz Alisë: “Besimi i popullit është nder dhe përgjegjësi. Deputetët duhet të punojnë sa më shumë që ta justifikojnë këtë besim, të punojnë që t’i hapin rrugë të gjerë luftës e përpjekjeve të popullit, t’u përgjigjen me vëmendje e kujdes dëshirave të zemrës së madhe që ai ka.”