Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1967/Refuzimi i honorareve të deputetëve

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

17629794_1267470683300764_8088351308442530645_nPas fjalës “historike” të 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës, në dukje “kundër zakoneve prapanike”, Në Shqipëri vërshuan dhunshëm veprimet shkatërrimtare mbi kulturën dhe institucionet e mbetura fetare. Por, po kaq, veprimet e tilla zhvilloheshin edhe në planin komik, teatral e qesharake. Imitoheshin heroizmat e njerëzve të panjohur, njerëz të zakonshëm bëheshin heronj, të verbrit realizonin e tejkalonin normën, të pamundurit në të ecur bënin çudira, etj. Në krye të kësaj gallate, nuk mund të mos ishin edhe udhëheqësit e lartë. Ata që kishin vjedhur gjithë Shqipërinë bënin veprime të tilla teatrale sikur po ndihmonin shtetin me disa qindarka. Në mars 1967, deputetët e Kuvendit Popullor, nënshkruan deklarata me të cilat kërkonin të mos merrnin dietën që i takonte si deputetë.
Bashkëlidhur kërkesa e deputetëve Enver dhe Nexhmje Hoxha.