1959/Këneta e Maliqit nuk ishte tharë ende

Filed under: Koha e Komunizmit |

17626125_1270428126338353_1025095698983606745_n Nga Kastriot Dervishi: Nën akuzën e “sabotimit”, për kenëtën e Maliqit, në vitin 1946 u vranë disa inxhinierë dhe teknikë. U përbalt puna e tyre, u sajuan agjenturizma e në fund fare u bë edhe një film i përshtirë artistik si kapaku i fundit i këtij krimi. Këneta nuk u tha për 2-3 muaj sa deshi regjimi. U punua në vitet 1946-1951. Punuan dhe lanë kockat aty shumë të dënuar. Megjithatë, në vitin 1959, ende kishte probleme me kënetën. Kush ishte “sabotatori” këtë herë?