Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1946/Parakalimi i parë i 1 majit në Tiranë

Filed under: Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

18194765_1308791632502002_7052390330134213004_nPër ta mbyllur temën e parakalimeve të 1 majit, një foto nga parakalimi i parë në Tiranë, në vitin 1946. Një kamion ka përmbledhur punëtorët e tipografisë e ndonjë qejfli duke u mbushur plot e përplot. Që të mos dilte bosh shëtitja, kamioni është i mbushur me parulla për “gratë heroike”, “qeverinë demokratike” që “siguronte të drejtat e punëtorëve”, realizimin e planit, etj. I ziu shofer që duhej të drejtonte kamionin me një ngarkesë të tillë e të mbushur plot e përplot.
Paradat e 1 majit u zhvilluan duke pasur tribunë të instaluar para hotel “Dajtit” në vitet 1946-1973 dhe më pas, në vitet 1974-1990 përpara godinës së Kryeministrisë.