Kadri Hazbiu më 1955: “Zëri i Amerikës” po na “shtrembëron luftën nacionalçlirimtare”

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nga Kastriot Dervishi

Në fillim të vitin 1955, Partia e Punës mbajti një plenum për çështjet e propagandës së brendshme, metodat që duheshin përdorur për të shpëlarë trurin e popullit si dhe mbi rreziqet që vinin nga informacionet e jashtme. Midis të tjera, në këtë plenum foli edhe anëtari i Komitetit Qendror dhe ministër i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i cili posaçërisht sulmoi radion “Zërin i Amerikës”. Çuditërisht, nga fjala e Hazbiut në vitin 1955 e deri në ditët tona, akuzat për “shtrembërim të luftës” thuajse janë të njëjta nga i njëjti krah politik i trashëguar.

Ekstrakt nga fjala e Kadri Hazbiut

“Për sa i përket armiqve të jashtëm, ata e kanë intensifikuar propagandën e tyre. Kjo karakterizohet se timoni është nga jashtë por këtu nuk përjashtohet edhe puna e reaksionit të brendshëm. Gazeta, radiot, fletushkat, ngrenë çështje që e preokupojnë partinë tonë Radio “Amerika” nuk ka fakte konkrete për të folur, pa ata flasin. P.sh., për kanalin Levan-Fier, partia bëri një aksion të madh duke thënë se sa tokë do të bonifikohesh dhe përpara kësaj pune reaksioni i brendshëm mbeti, por filloi armiku i jashtëm duke thënë se “orizi do të importohet”, filluan të flasin edhe këto.

Tani kualiteti i propagandës së jashtme është më i mirë, më i kualifikuar, megjithëse është banal. Ata trajtojnë çështje që preokupojnë partinë tonë, bëjnë presion mbi komunistët që mund të jenë të lëkundshëm, duke u thënë “hiqni dorë”, u flasin ushtarakëve, flet Dallasi, etj. Propagandojnë se gjoja në udhëheqjen tonë nuk ka unitet. E rëndësishme është që “Zëri i Amerikës”, i ka kushtuar vëmendjen çështjes së historisë, që të shtrembërojë luftën nacionalçlirimtare”.