Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Sabit Brokaj: Berisha dhe Nano zhdukën dosjet e spiunëve të komunizmit për të mbrojtur bashkëpunëtorët

Filed under: Dosjet Shqiptare |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

SABIT BROKAJ PROFEIsh ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht mjeku i njohur, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, ka deklaruar se, aktualisht hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit nuk do të sillte asnjë efekt në politikën shqiptare. Brokaj deklaroi se Sali Berisha dhe Fatos Nano i kanë zhdukur dosjet e spiunëve të komunizmit. Madje, ai deklaroi se këto dosje i kanë marrë edhe shërbimet e huaja. “Hapja e dosjeve duhet të ishte bërë që në fillim, pasi aktualisht nuk sjell asgjë. U ngrit komisioni i Nafiz Bezhanit, i cili u morr me dosjet që kishin mbetur në SHIK. Por, pas ’97 Berisha dhe Nano e pezulluan këtë komision. Ligji për hapjen e dosjeve do të shërbente për të pastruar politikën. Para ’97 Berisha shkatërroi dosjet e spiunëve. Këto dosje i kanë marrë dhe zbulimet e huaja. Hapja e dosjeve nuk do të bënte efekt aktualisht në politikën shqiptare”, u shpreh Brokaj. Shoqëria civile ishte ajo që përgatiti draftin për hapjen e dosjeve të spiunëve të komunizmit. Ndërkaq, Brokaj vlerësoi se qeveria e re dhe e majta kanë një shans historik. “Për mendimin tim, me largimin e Berishës ka lindur pluralizmi real dhe demokracia e vërtetë. Pra ky është moment vërtet historik, pavarësisht se në termin historik e përdorim dhe kur ngjarjet janë disa orëshe. Ky është një moment, i cili i jep fund kaosit dhe tranzicionit i cili kishte të bënte vetëm me shembjen normale të një sistemi, por jo me krijimin real të demokracisë pluraliste”, u shpreh Brokaj. Zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, një prej nismëtarëve të përgatitjes së draftit, ka theksuar më herët se Parlamenti Shqiptar nuk ka vullnet për të hapur dosjet e spiuneve të ish-Sigurimit të Shtetit, që sot mund të gëzojnë vende të lakmuara në politikë dhe administratë. Biberaj ka theksuar se fakti që hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistencë, të bën të mendosh se ish-bashkëpunëtorët kanë qenë të shumtë në numër, por edhe të shtrirë në gjeografinë politike. Ne këtë mënyrë, ai nuk ka mohuar që ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit sot të jenë edhe brenda të djathtës shqiptare. Biberaj pati deklaruar se PD duhet të nxitojë në këtë nisme, sepse ajo u ka borxh ish- të përndjekurve politikë faktin që një pjesë e atyre që i kanë persekutuar këta njerëz prej vitesh, sot gëzojnë poste të larta dhe privilegje shtesë. – See more at: http://www.sot.com.al/politike/sabit-brokaj-berisha-dhe-nano-zhduk%C3%ABn-dosjet-e-spiun%C3%ABve-t%C3%AB-komunizmit-p%C3%ABr-t%C3%AB-mbrojtur#sthash.kpXerqa0.dpuf