Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Deklarimi i Nexhmije Hoxhës më 8 janar 1952

Filed under: Dosjet Shqiptare |

16730633_1227115504002949_1638471801086399903_n16730229_1227113647336468_4522836367976600031_n Nga Kastriot Dervishi : “Vetëm një herë jam veshur fashiste, daja im ishte ballist, u vra nga partizanët”

Fakti që Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste tani përforcohet nga fakte të tjera. Deri më tani kemi dhënë prova që i përkasin dokumenteve nga koha e luftës si dhe tjera të kohës kur sundonin komunistët. Ky deklarim i përket 8 janarit 1952. Në të gjithkush mund të shikojë se si e pranon vetë e përmendura lidhjen e dikurshme me Partinë Fashiste, origjinën familjare, por edhe faktin se dajën e kishte pasur ballist dhe që ia kishin vrarë partizanët. Janë të lutur enveristët apo kategoria që rrjedh nga “njeriu i ri” i epokës së socializmit të paraqitur si avokatë vullnetarë të Nexhmije Hoxhës, ta pyesin kur të duan e si të duan, në janë apo jo fjalët e saj, këto që përmban ky dokument. Sigurisht ka edhe të tjera. Më poshtë një pjesë e përzgjedhur nga deklarimi i N. Hoxhës.

Nexhmije Hoxha: Këto tre-katër ditët e fundit mua më ka dalë një çështje në lidhje me origjinën. Në autobiografinë e vjetër dhe të re unë kam shënuar nëpunëse e vogël dhe këtë e bazoj se babai im për një kohë të gjatë ka qenë magazinier me 5 napolona në muaj dhe unë në familje një të këtij niveli kam bërë. Por po të shohësh të kaluarën e babait ajo ka qenë e një nëpunësi të vogël. Gjyshërit e babait kanë qenë qiraxhinj dhe në ekonominë e tyre kanë mundur të blejnë ca tokë. Ata ishin 7 vëllezër dhe kanë vënë kështu çiflig. Mirëpo pas luftës ballkanike ata janë shkatërruar dhe shkruan në Turqi. Pas luftës së përgjithshme ne u shpronësuam, fshatarët nuk jepnin më nga toka që punonin nga tona, taksat e tokës u shtuan dhe u ndanë nga babai.
Babai erdhi në Tiranë dhe këtu kemi jetuar me një rrogë pa asnjë të ardhur tjetër, kështu që jetën e kemi bërë me privacione të mëdha.
Në bazë të instruksionit të KQ si origjinë duhet marrë për bazë çfarë jete ka bërë anëtari i partisë. Për sa i përket edukacionit që kam marrë unë në familjen time, nuk ka qenë ai i një familje agallarësh, pse vetë babai tim është një tip tjetër, ai ka qenë nëpunës, arkëtar komune, ka qenë me pikëpamje liberale, në kundërshtim me gjithë qëndrimin e dibranëve të tjerë mua nuk më mbuloi me çarçaf, më dërgoi në shkollë, me një fjalë edukacionin që kam marrë nuk ka qenë ai i një familje agallarësh. Kështu e kam shënuar në autobiografinë time edhe në fletëanketën. Mirëpo na doli një gjë me vajzën e xhaxhait, ajo në të parën e ka vënë qytetare e mesme kurse tani e kishte vënë çifligare në biografinë e saj. Tani unë nuk di si të them për vete, unë sigurisht do ta vë si të jetë nevoja, po vete kështu e kam gjykuar, mendimi tim personal është që se kështu ka qenë situata. Pastaj duhet pasur parasysh se familja e babait tim nuk ka qenë den babaden çifligar.
Një çështje tjetër në biografinë time është se jam regjistruar në “xhioventu fashista”, por këtu kam vetëm një herë kostumit që e kam veshur vetëm një herë, po në manifestime nuk kam marrë pjesë. Nga grupi tonë disa donin të venin në Itali, po me iniciativën time nuk kemi bërë gjë.

Më pas zhvillohet një debat, në të cilën del edhe çështja e dajës. Debati është si më poshtë:

Fiqret Shehu: E ka vënë në autobiografi vrasjen e dajës së saj në luftë me partizanët?

Nexhmije Hoxha: Po e kam vënë. Gjatë luftës ai ka qenë në Dibër. Dibranët organizonin të bënin roje natën me njerëz të grumbulluar nga populli. Edhe ky ka bërë roje një natë me ballistët e Dibrës dhe është vrarë atë natë në një përpjekje me partizanët maqedonas, po ndonjë aktivitet ky nuk ka pasur kundër nesh.