Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1991/Urdhri i tretë për asgjësimin e dokumenteve të Sigurimit

Filed under: Dosjet Shqiptare |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

dosjet_20396Më 18.2.1991, dy ditë para se të rrëzohej monumenti i diktatorit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u përgatit urdhri tjetër për asgjësimin e dokumenteve kryesore të kartotekave të degëve të punëve të brendshme, të atyre që kishte Dega e 4 e Drejtorisë së Parë, Drejtoria e Dytë, si dhe sektorët e tjerë operativë. Ky ishte urdhri i tretë që vinte pas urdhrave të datave 2.7.1990 dhe 15.12.1990.
Urdhri në fjalë u konceptua të kishte jo vetëm karakter shkatërrues për dosjet në fjalë, por edhe të ndryshonte në disa pjesë të saj Rregulloren e Evidencës Operative. Ky urdhër përbëhej prej 12 pikash. Ai ligjëronte asgjësimin e të gjitha dosjeve në ngarkim të personave që ishin ndjekur për agjitacion e propagandë, tendencë për arratisje, etj, ndërsa linte për ruajtje dosjet e personave të ndjekur për spiunazh. Por nisur nga fakti se edhe këto lloj dosjesh ishin të përziera me “agjitacion” edhe ato i nënshtroheshin asgjësimit.
Te grupi i dosjeve të bashkëpunëtorëve, theksi vihej se mund të ruheshin ato të agjentëve dhe informatorëve të spikatur që kishin dhënë informacion të larmishëm. Por edhe ky grup dosjesh, i lënë nën gjykimin e opinionit të administratorëve të tyre pësoi një asgjësim të madh.
Një krim i vërtetë ishte shkatërrimi i Degës së 4-t, e cila ishte udhëheqësja nga pikëpamja administrative dhe dokumentare e gjithë kartotekave që ndodheshin në degët e punëve të brendshme. Në atë kohë në këtë degë, administrohej edhe informacioni për elementin kriminal. Dega e 4-t ishte hallka e ndërmjetme midis degëve dhe Arkivit të MPB-së, duke kryer një funksion jo shumë të njohur për njerëzinë e atëhershme dhe sigurisht për të sotmen. (vijon..) Kastriot Dervishi