Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

1961/Musine Kokalari u internua dy muaj para se të lirohej nga burgu

Filed under: Dosjet Shqiptare |

16712047_1223591864355313_7893310568121032314_n Nga Kastriot Dervishi. Bashkëlidhur dy dokumente që tregojnë lirimin nga burgu të Musine Kokalarit dhe vendimin e internimit nga komisioni përkatës. Musineja u lirua nga burgu më 8.10.1961. Nuk jetoi asnjë sekondë në Tiranë pasi Komisioni i Internim Dëbimeve pranë Këshillit të Ministrave me vendimin nr.53, datë 30.8.1961, e kishte internuar në Rrëshen.
Në fletën e lirimit ka disa pasaktësi rreth akuzave, ndërsa në fletën e internimit ka një parashikim të gabuar për lirimin, pasi ajo doli nga burgu një muaj më vonë. Në fletën e lirimin, Musineja cilësohet rrobaqepëse, profesioni që ajo pati ushtruar në Punëtorinë Qendrore të Artizanatit. Regjimi i kriminelëve dhe injorantëve nuk e duronte dot këtë intelektuale. Inferioriteti i bënte edhe më kriminelë persekutorët e Musinesë.