1951/Spastrimi i fundit i drejtësisë

Filed under: Dosjet Shqiptare |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

16486855_1218901851490981_7549471012747874281_oNga Kastriot Dervishi. Deri në vitin 1951 në Shqipëri kishin mbetur një grup fare i vogël gjyqtarësh të vjetër. Këta që prej vitit 1945 nuk gjykonin çështje politike, por vetëm çështje civile. Mirëpo në vitin 1951, në kohën kur Partia e Punës mori vendimin për spastrimin e fundit të të gjithë administratës nga “elementët e mbetur armiq”, u vendos edhe largimi i këtyre gjyqtarëve të mbetur. Gjyqtarët në fjalë ishin profesionistë, por meqë nuk ishin komuniste nuk pëlqeheshin nga regjimi në fjalë. Natyrisht në atë kohë nuk kishte as KLD dhe as KED, por kishte parti.