Dokumenti/ Dervishi: Injorantët themeluan Partinë Komuniste, ja shifrat tronditëse

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervshi, pak minuta më parë, ka publikuar një dokument që tregon nivelin arsimor të anëtarëve të Partisë Komuniste Shqiptare në fillimet e saj.

Përmes një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se të dhënat janë zyrtare të Partisë Komuniste Shqiptare (në vitet 1948-1991 quhej Partia e Punës së Shqipërisë).

Sipas tij, ato të dhëna, tregojnë se çfarë niveli të ulët kishin komunistët e vendit.

Partia Komuniste Shqiptare në vitet e para të pushtetit kishte këtë anëtarësi të saj:
-Në vitin 1945, 10.558 anëtarë
-Në vitin 1946, 11.837 anëtarë
-Në vitin 1947, 20.217 anëtarë
-Në vitin 1948, 29.137 anëtarë

Anëtarësia e vitit 1948 e vlerësuar nga vetë partia me “zhvillim kulturor të dobët”, ndahej në këtë mënyrë:
-Analfabetë: 533 (1.8%)
-Pa shkollë: 5.684 (19.5%)
-Me shkollë fillore: 18.185 (62%)
-Me shkollë të mesme (1-4): 3.410 (11.6%)
-Me shkollë të mesme (5-7): 919 (3.1%)
-Studentë universitarë: 328 (1.2%)
-Me universitet: 68 (0.2%)

(Bashkëlidhur faksimilja e statistikës e nxjerrë nga materialet e kongresit të parë të PKSH-së, nëntor 1948. Sigurisht kjo e dhënë nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme).