Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

1990/Sigurimi dhe sekretarët e parë në verifikimin e agjitacionit e propagandës

Filed under: Dosjet Shqiptare,Dossier |


Nga Kastriot Dervishi
Pas modifikimit të nenit 55 rreth agjitacionin e propagandës nga Kodi Penal, në vitin 1990 organet e punëve të brendshme, me porosi të Partisë së Punës, dhanë dy udhëzime rreth trajtimit të agjitacionit e propagandës në muajt korrik e nëntor të atij viti. Agjitacioni e shpifja trajtohej njëlloj. Spikat fakti se në prag të pranimit të pluralizmit, vëmendja e organeve të Sigurimit do përqendrohej edhe te të dhënat për formimin e partive.

Udhëzimi “Për ndjekjen e parandalimin e agjitacionit e propagandës armiqësore dhe shpifjes e fyerjes kundër organeve më të larta të partisë e të shtetit”. Udhëzimi dilte në zbatim të platformës së punës operative të organeve të punëve të brendshme dhe orientimeve të PPSH-së, sipas së cilave organet e Sigurimit ndiqnin “agjitacionin e propagandën armiqësore dhe komente, parulla, thirrje e veprime me përmbajtje antishtetërore, antisocialiste e antiparti, të cilat paraqesin interes për të njohur situatën dhe informuar partinë”. Të dhënat i nënshtroheshin një “gjykimi të gjithanshëm politik e operativ” e pas diferencimit, vendoset për rrugët e verifikimit e ndjekjes. Hynin te kategoria e verifikimit:

-Komente, parulla, nxitje, shpifje, veprime e kërkesa për përmbysjen e rendit shtetëror, nga persona të veçantë apo grup personash.-Të dhëna për pluripartizëm kur personat kalojnë në mendime e veprime konkrete për krijim partish me platformë ose strukturë organizative.-Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit në grumbullime e manifestime të paligjshme.-Të dhënat që merren për shpifje kundër Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Adil Çarçanit.Të gjitha veprimet ndërmerreshin në këshillin me sekretarin e parë të rrethit. Udhëzimet e fshehta tregonin formalitetin e zbutjeve në Kodin Penal, gjithçka do vijonte si më parë.