Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

1958/Urrejtja, lakmia e “zjarri” në Teatrin Popullor

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Nga Kastriot Dervishi

Godina e Teatri Kombëtar (në kohën e diktaturës quhej Teatri Popullor), ishte në një vend që lakmohej vazhdimisht nga ministria më e afërt me të, ajo e Punëve të Brendshme. Përveç afërsisë që kishte me godinën kryesore përballë, teatri kufizohej edhe me godinat e varësisë së MPB-së, siç ishin burgjet apo policia (godina ku është vendosur sot KLSH-ja). Në dëshirat e drejtuesve të MPB-së ishte që të mos kishte fare godinë teatri. Mendonin të ndërtonin godinën e policisë, apo edhe blloqe banimi në një zonë shumë të lakmuar për majorët e kolonelët me arsim fillor të kësaj ministrie (se gjeneralët ishin veçan). Për të trajtuar sa më keq kushtet në godinën e teatrit, teza më e përhapur rezulton ajo e rrezikut të zjarrit. Siç e tregon ky dokument i vitit 1958, rreziku i pretenduar për rënin e zjarrit, nuk u provua kurrë të ishte i tillë, sepse nuk ndodhi asnjëherë. Urrejtja e lakmia për teatrin ngeli. Erdhi deri në ditët tona. Tanimë, po e shohin vetëm si truall që duhet zaptuar.