Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

1952/ “Kemi 18.622 çamë, nuk duan të marrin shtetësinë shqiptare”

Filed under: Dossier,Koha e Komunizmit |

Nga Kastriot Dervishi

Ka qenë një praktikë pune që çdo vit Ministria e Punëve të Brendshme përpilonte një raport vjetor mbi gjendjen e brendshme të vendit. Në këtë material ku mund të gjenden edhe shifra interesante, ndër të tjera jepet e prania e popullsisë shqiptare nga krahina e Çamërisë deri në fund të vitit 1952. Janë 18.622 çamë, shtetas grekë, që gjenden në territorin e shtetit shqiptar të asaj kohe. Merret vesh se ka filluar procesi i detyrueshëm i marrjes së shtetësisë shqiptare, pavarësisht se kjo popullsi nuk e ka pranuar atë. Regjimi komunist rendit si arsye çështje banale si shërbimi ushtarak, apo detyrimet e tjera ligjore dhe jo ato të tjera që lidhen me rikthimin e kësaj popullsie në krahinën e vet, etj. Deri në vitin 1952 në të vërtetë ka një shifër të lartë të dënimeve politike të shqiptarëve të Çamërisë, pavarësisht se ata nuk ishin shtetas shqiptarë. E dhëna është e lidhur ngushtë me faktin se regjimi i E.Hoxhës ishte thelbësisht antikombëtar, gjë që e ka treguar në mënyrë të qartë ndaj çamëve apo kosovarëve.