Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
Home » Archives by category » Dossier » Dosjet Shqiptare
Dizenjoi flamurin e Revoltës së Spaçit, Mersin Vlashi vuajti 31 vite burg

Dizenjoi flamurin e Revoltës së Spaçit, Mersin Vlashi vuajti 31 vite burg

Nga Kastriot Dervishi Mersin Vlashi (1938-2010) nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20 vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë […]

Djali i Ismail bej Vlorës, u dënua nga komunistët për… “armëmbajtje pa leje”

Shqiptarët festuan “Ditën e Flamurit”, një ngjarje që pa Ismail bej Vlorën nuk do të ishte bërë e mundur. Por, gjatë viteve, familja e tij jo gjithmonë ka marrë nderimet e duhura.Madje, djali i tij, Qamili, u dënua nga komunistët dhe vdiq në moshë të re për shkak të vuajteve nëpër burgje.Ai ishte një nga […]

Continue reading …
Ekonomisti i lartë nga Çamëria i shkolluar në Itali, vuajti 31 vjet e 4 muaj burgim komunist

Shkrimi i Idriz Hallunit gjatë mbrojtjes në dënimin e fundit të vitit 1975 Nga Kastriot Dervishi Në listën e çamëve që kanë vuajtur më shumë në regjimin internacionalist dhe antikombëtar të Enver Hoxhës, është ekonomisti i lartë Idriz Hallunit (1916-1990), nga Filati. U dënua tre herë. U shkollua për t’u shërbyer vendit të vet, por […]

Continue reading …
Masakra komuniste kundër intelektualëve të Tiranës në nëntor 1944

Telegrami për Vojo Todoroviçin si dhe pjesë nga diskutimet në plenumin e dytë të Beratit, 23-27 nëntor 1944 Nga Kastriot Dervishi Gjatë ditëve që po luftonin për të kontrolluar kryeqytetin, në bazë të listave të vdekjes që kishte çdo komitet qarkor, komunistët vranë elementin e parë të përzgjedhur jokomunist. Ky operacion ishte edhe më i […]

Continue reading …
1990/Sigurimi dhe sekretarët e parë në verifikimin e agjitacionit e propagandës

Nga Kastriot Dervishi Pas modifikimit të nenit 55 rreth agjitacionin e propagandës nga Kodi Penal, në vitin 1990 organet e punëve të brendshme, me porosi të Partisë së Punës, dhanë dy udhëzime rreth trajtimit të agjitacionit e propagandës në muajt korrik e nëntor të atij viti. Agjitacioni e shpifja trajtohej njëlloj. Spikat fakti se në […]

Continue reading …
“Aushvici” i Tepelenës, ish-të përndjekurit reagojnë për projektin e ish-kampit

Ndërkohë që Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare po afron, Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit ka çelur një ekspozitë me dosje të përndjekjes në zonën e Tepelenës. Me synimin ridimensionimin e figurave dhe përballjen me të shkuarën. Ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak ditë nga bërja publike […]

Continue reading …
1984/Kloni në kufi, gardhi i fundit i regjimit diktatorial

Nga Kastriot Dervishi Kloni ishte një pengesë elektrosinjaluese, e cila vendosej në pjesë të caktuara qindra metra larg kufirit shtetëror, në mënyrë që të jepte shenja apo kufizonte sa më shumë orvatjet për arratisje, në rastet kur nuk vareshin nga ushtarët e kufirit. Kloni ishte i ndërtuar me disa shtylla e tela me gjemba. Për […]

Continue reading …
Vdekjet në Burgun e Burrelit sipas letrës së Muharren Xhakonit

Në vijim të letrës së tij, Muharrem Xhakoni shkruan për disa vdekje të ndodhura në Burgun e Burrelit. Më poshtë pjesa përkatëse e letrës së shkruar në vitin 1963. Në kllapa janë shënimet e mia plotësuese për çdo person që përmendet. Në foto bashkëlidhur është Xhakoni para se të dënohej me burgim. *** Xhevat Korça. […]

Continue reading …
1951 Të internuarit e kampit nr.4 në Tepelenë

Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes. Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy kampe […]

Continue reading …
106 vjeç në burgjet e komunizmit

Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ndonjë njeri në moshën 106 vjeçare ka qenë i burgosur. Këtë rekord të zi e mban Shqipëria. Një i moshuar, krejt pa asnjë faj mbahej në burg. E vërteta e historisë së tij zbulohet nga një letër që i dërgon diktatorit në vitin 1952, në të cilën […]

Continue reading …
Presidiumi dhe Ministria e Mbrojtjes

Para se Presidiumi i Kuvendit Popullor të nënshkruante aktin e fundit që lejonte ekzekutimin me vdekje të procesit të parë ndaj deputetëve, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare jepte mendimin e saj që në këto raste ishte përfundimtar. Bashkëlidhur është letra përkatëse e datës 9 tetor 1947. Po atë ditë nën urdhrat e ministrisë, Presidiumi vendosi refuzimin […]

Continue reading …
1990/Dhoma e televizorit në burgun nr.318 Kosovë

Ndoshta është e vetmja foto që tregon dhomën me televizor në burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste. Në një orë të caktuar, lejohej brenda një minutazhi të limituar që të burgosurit të shihnin televizor. Në burgun nr.318 në Kosovë televizori “Lura” (i porsablerë) ishte vendosur në katin e dytë. Fotoja është e vitit 1990, deri […]

Continue reading …
Burgu nr.318 Kosovë, pamja e përgjithshme dhe vendi i ajrimit

Te ky burg kaluan muajt e fundit të dënuarit politikë që konsideroheshin më të rrezikshmit e regjimit komunist, nga maji 1990 deri në mars 1991. Të gjithë këta të dënuar u sollën nga burgu nr.321 i Burrelit. Fotografia është e majit 1990. Në foto tregohet pamja e përgjithshme e burgut dhe vendi i ajrimit.

Continue reading …
At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”

Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut. Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën […]

Continue reading …
Prek Cali akuzohej se përkrahte “shovinizmin shqiptar”

Në një raport të gjatë prej 7 faqesh të përgjegjësit organizativ të seksionit politik të Divizionit të 2-të, Veis Pipa të datës 24.2.1945, bëhet fjalë për aktivitetin e brigadave 1, 23, 24 (pjesë të divizionit).Këtu përmenden shumë fakte si torturimi i popullsisë civile, si dhe puna e dobët e “shokëve jugosllavë” në mosgoditjen e “shovinizmit […]

Continue reading …
Page 1 of 41234